Shifrat/ Mbi 823 mijë të vaksinuar në Shqipëri

Shqipëria

Shifrat/ Mbi 823 mijë të vaksinuar në Shqipëri

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 00:35
Procesi i vaksinimit në Shqipëri

Procesi i vaksinimit në Shqipëri vijon me ritme të larta, ndërsa situata epidemiologjike është nën kontroll.

Ditën e sotme, sipas të dhënave zyrtare, në vendin tonë janë kryer 6.497 vaksina anti-COVID.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja Ogerta Manastirliu, dërkohë, që nga fillimi i pandemisë 823.053 qytetarë kanë marrë vaksinën kundër kornavirusit.

"Me 823,053 vaksinime të kryera deri tani në të gjithë vendin, vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit", shkruan Manastirliu.

Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu zbuloi se nga mbi 40,000 arsimtarë që janë vaksinuar,11 mijë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid.

Sot, 11 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit asnjë person i prekur me koronavirus nuk ka ndërruar jetë. Ndërkohë, nga 2648 testime të kryera 11 persona kanë rezultuar pozitivë.

Në total, numri i rasteve aktive në Shqipëri është 189, ku 57 prej tyre regjistrohen në Shkodër. Në Tiranë janë 50 raste aktive, ndërsa Vlora dhe Kukësi kanë numrin më të ulët, me vetëm dy raste.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat