Dëme në dëgjim nga Covid19/ Paraqitja te mjeku në kohë, vendimtare për rikthimin

Shqipëria

Dëme në dëgjim nga Covid19/ Paraqitja te mjeku në kohë, vendimtare për rikthimin

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Covidi dëmtoi ndër të tjera edhe dëgjimin. Për shumë pacientë paraqitja në kohë tek mjeku ishte vendimtare për rikthimin e dëgjimit.

 “Covid 19-ta ka prekur veshin e mesëm dhe pjesën e veshit të brendshëm, që ka prekur si nervin e dëgjimit ashtu edhe të ekuilibrit. Ndonjëherë të dy, ndonjëherë veçant. Rastet më të shumta kanë qenë me dëmtime të nervit të dëgjimit. Pacientët që paraqiteshin shpejt, pa humbur kohë, brenda 3-4 ditëve dhe u është dhënë mjekimi i duhur, e kanë rikuperuar shumicën e dëgjimit. Moshat mbi 25 vjeç e kanë pasur më të vështirë rifitimin e dëgjimit postcovid 19”, tha mjekja otorinolaringologe, Evelina Cenalia.

“Nuk ishte patologji që preku më së shumti fëmijët. Ishte patologji që preku më së shumti moshat e rritura. Kemi pasur pacientë që megjithëse në Audiometri nuk kanë referuar fare çrregullim të dëgjimit, por kanë ardhur me problem të çrregullimit të ekuilibrit postcovid 19.

Përdorimi në rastet e rënda të kortizonikëve, ka rezultuar benefit edhe rikuperimin e nervit të dëgjimit. Rastet që i kanë neglizhuar dhe kanë ardhur pas 2-3 javësh rikthimi ka qenë I vështirë.

Kemi pacientë që kanë humbur mbi 80% të dëgjimit ose nuk dëgjojnë. Zakonisht ka prekur njërin vesh. Të rralla janë rastet kur janë prekur të dy veshët”, theksoi mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat