Ndërprerja e kontratës për mjekët specializantë, reagon Petrit Vasili

Shqipëria

Ndërprerja e kontratës për mjekët specializantë, reagon Petrit Vasili

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:14
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me lajmin që publikoi ‘BalkanWeb’, ku mjekëve specializantë iu ndërpritej kontrata. Përmes një mesazhi në rrjetin social, Vasili thekson se ky është një vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant.

Ai pohon më tej se pretendimi i Ministrisë se Shëndetësisë se keta duhet marrin miratimin paraprak te saj eshte i trashe dhe pa kuptim.

REAGIMI I VASILIT

Qindra mjekeve specializante rilindja u nderpret Kontraten e Punes!
Nje Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u nderpret mjekeve specializante kontraten e punes. Kush kupton fare pak mjeksi dhe njeh realitetin e perditshem te spitaleve tona dhe e di shume mire ngarkesen dhe rolin e mjekeve specializante.
Pretendimi i Ministrisë se Shendetesise se keta duhet marrin miratimin paraprak te saj eshte i trashe dhe pa kuptim.
Çdo lek qe kane marre deri tani specializantet është miratuar nga Ministria se Drejtorite Rajonale nuk i kane paguar nga xhepi i tyre. Dokumentet e mëposhtme tregojnë gjithshka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat