Një grua e varur prej disa ditësh në Korçë, i shoqi e mban të fshehtë

Shqipëria

Një grua e varur prej disa ditësh në Korçë, i shoqi e mban të fshehtë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Një grua në Korçë ka humbur jetën e varur në litar në një episod që ka ndodhur pesë ditë më parë, por vetëm sot është mësuar nga autoritetet policore.

Noa.al mëson se më 17 qershor, ka humbur jetën 61 vjeçarja F.M., dyshohet duke u vetëvarur.

Por bashkëshorti i të ndjerës nuk ka njoftuar askënd për ngjarjen.

Ashtu siç është zakoni, pasi kishin kaluar të paktën 12 orë, ai ka kryer varrimin e të ndjerës.

Motra e viktimës, ka kërkuar nga kunati që të dijë çfarë ka ndodhur me të ndjerën dhe ka mësuar se ajo kishte vrarë veten përmes vetëvarjes.

Ditën e djeshme ajo ka bërë kallëzim penal në policinë e Korçës.

Ndaj specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq

Policia tha se ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe.

Për policinë, 63 vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat