Policia ndalon Spiro Iljadhin, u plagos me breshëri plumbash në lokalin në Sarandë

Shqipëria

Policia ndalon Spiro Iljadhin, u plagos me breshëri plumbash në lokalin në Sarandë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:31
Foto

Policia njofton se ka ndaluara Spiro Iljadhin, pronari lokalit në Sarandë, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë.

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, “, njofton policia.

Ndërkohë kujtojmë se Iljadhi u plagos pas një konflikti të çastit në mëngjesin e 20 qershorit.

Autorët plagosën Spiro Iljadhin, biznesmenin e një lokali të njohur në Sarandë dhe një kalimtar të rastit, Marin Jano. Ky i fundit është qëlluar në pjesën e kurrizit dhe u dërgua në spitalin e Sarandës për të marrë trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat