Bardhi denoncon: Patronazhisti i PS, bleu vota për regjimin Rama-Doshi

Shqipëria

Bardhi denoncon: Patronazhisti i PS, bleu vota për regjimin Rama-Doshi

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 08:19
Gazment Bardhi

Sekretari Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar se punonjësi i zjarrfikëses së Tiranës, Ndriçim Harka, i cili u vu në prangat e policisë  për trafik të kokainë, ka qenë në listën e patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi shkruan se në përgjime rezulton se ka qenë i angazhuar në blerje votash në atë që e cilëson si regjimi Rama-Doshi.

Bardhi theksoi se opozita nuk do të ndalë betejën kundër kësaj pakice dhe do të kthejë demokracinë në vend.

“Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së. Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës.

Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend”, shkroi Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat