Zbardhet biseda / Nuk punonte mirë interneti! Para sherrit në Himarë, çfarë e degradoi situatën

Shqipëria

Zbardhet biseda / Nuk punonte mirë interneti! Para sherrit në Himarë, çfarë e degradoi situatën

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përplasja mes klientëve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadhit në Himarë ka marrë vëmendjen e mediave. Para se të përplaseshin në rrugë dhe të “merreshin” me Policinë e Shtetit, marrëdhëniet mes palëve duket se kanë qenë të mira. 

Në një bisedë të publikuar në rrjete sociale, klientët kërkojnë më shumë internet për të punuar nga dhoma, por ajo që bie në sy është fakti që gjithë kohës, pronarët përgjigjen me mirësjellje. Madje dhe duke përdorur “fjalët magjike”.

BISEDA ME MESAZHE:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pronarët: Mund të provoni të lidheni në ballkon dhe pastaj të lëvizni në dhomë.
Klientët: Ne jemi me laptop për punë dmth. S’mund të jemi offline. Dhe me kaq internet është e vështirë.
Pronarët:Më falni nuk iu ndihmoj dot më shumë se kaq. Jemi munduar për mbulim maksimal, të na falni shumë.
Klientët: Më fal të të pyes? Tharësja e flokëve ku mund të jetë këtu tek dhoma?
Pronarët: Nëse nuk ka në banjë po ua sjellim për pak.
Klientët: Ok, shumë faleminderit!

Pse ka nisur sherri?

Çifti kishin vendosur që të kalonin pushimet e tyre në një hotel në Himarë, por për arsyet e tyre kishin vendosur që të shkonin një ditë më parë. Në hotel nuk u kënaqën nga shërbimi duke vendosur që të largoheshin një ditë para. E nxehur nga ndryshimi i planit, pronarja e hotelit kërkon paratë, duke i akuzuar pushuesit se i kishin djegur edhe çarçafët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat