“Bjeri mo, mos e lër”/ Si një arenë lufte! Ja momentet kur qëllohet me 20 plumba biznesmeni nga Saranda

Shqipëria

“Bjeri mo, mos e lër”/ Si një arenë lufte! Ja momentet kur qëllohet me 20 plumba biznesmeni nga Saranda

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Janë siguruar pamjet nga momentet e përplasjes me armë zjarri në Sarandë, ku në orët e para të mëngjesit të së dielës mbeti i plagosur Spiro Iljadhi, pronari i lokalit “Orange Bar”.

Në video dëgjohen të shtënat me armë, ndërsa duken dy persona që qëllojnë me breshëri në drejtim të biznesmenit.

Redjan Haderi, dhe vëllezërit Andrea Caushi dhe Visi Caushi qëlluan 20 plumba në drejtim të biznesmenit 35-vjeçar Spiro Iljadhi.

Ky i fundit mori plagë në trup duke u nisur menjëherë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Spiro Iljadhi u arrestua dje pasdite nga Policia pasi gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri.

Në pranga ka rënë edhe 33-vjeçari nga Tepelena Redjan Hadëri, ndërsa policia është në kërkim të dy të tjerëve.

PLAGOSJA 

Spiro Iljadhi, 35 vjeç, i njohur edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt njihej me emrin “Ero”, ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa plumbat kapën edhe një kalimtar të rastit, i identifikuar si Mario Jani, 33 vjeç, shqiptaro-amerikan.

Edhe ky i fundit ka përfundoi në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit midis biznesmenit dhe tre autorëve të dyshuar. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka  ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I.”,  sqaroi policia lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat