DAP realizon me 139% planin e punësimeve, u hapën më shumë vende pune sesa u parashikua

Shqipëria

DAP realizon me 139% planin e punësimeve, u hapën më shumë vende pune sesa u parashikua

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 16:06
Foto Ilustrim

Në vitin e shkuar numri i të punësuarve prej DAP u realizua në 139 përqind. Kjo e dhënë jepet në raportin e dorëzuar në parlament ku shtohet se institucionet hapën më shumë vende të lira sa plani. 619 persona janë  larguar nga shërbimi civil, 17 prej të cilëve për shkak të masës disiplinore ose vlerësimit jo kënaqshëm.

Gjatë vitit 2020, pavarësisht pandemisë, Departamenti i Administratës Publike bën të ditur se pozicionet vakante janë plotësuar në masë të plotë, madje duke shkuar në 139 përqind.

Të dhënat janë bërë publike në raportin e dorëzuar në parlament ku bëhet e ditur se janë shpallur 357 pozicione të lira më shumë se plani.

Ndryshimi mes numrit të planifikuar dhe numrit të shpallur të vendeve vakante, vihet re më tepër në kategorinë ekzekutive, ku janë shpallur 982 pozicione, ose 314 më shumë se plani, thuhet në dokument.

Nga ana tjetër 619 punonjës janë larguar nga nëpunësi civil, ku 139 kanë dhënë dorëheqje dhe 137 kanë dalë në pension.

Edhe gjatë pandemisës shkeljet nuk kanë munguar, madje duke marrë dhe vendimin për ti larguar nga detyra.

13 punonjës kanë marrë masë disiplinore për largimin nga shërbimi civil dhe 4 të tjerë kanë marrë vlerësimin jo kënaqshëm.

Për shhkak të ristrukturimit të institucioneve, 9 vetë kanë humbur vendin e punës.

Një numër të lartë shkurtimesh, me 304 janë në renditje për shkaqe të tjera, por pa i përcaktuar qartë se cilat janë ato.

Në raport saktësohet gjithësesi se nga 1237 vende të lira vitin që lamë pas janë plotësuar 1225 të tilla me një numër prej 29497 aplikantësh, mosha mesatare e  të  cilëve shkon në 31 vjeç.

Sa i takon rritjes së ndërgjegjësimit dhe orientimit të administratës gjatë vitit 2020 është vijuar me qasjen proaktive në rrjetet sociale, thuhet më tej në raport.

Por vështirësi është konstatuar me punën nga shtëpia, rregull i vendosur për shkak të pandemisë, pasi edhe përdorimi i teknologjisë moderne ishte sfidues për punonjësit e administratës për raportimet, takimet dhe mbledhjet virtuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat