Masakra në Velipojë/ 22 gëzhoja armësh në tarracën e hotelit Gocaj, ja kush hapi zjarr të parët

Shqipëria

Masakra në Velipojë/ 22 gëzhoja armësh në tarracën e hotelit Gocaj, ja kush hapi zjarr të parët

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 20:35
Masakra në Velipojë

Në vendin e ngjarjes së masakrës me 4 të vrarë në Velipojë janë gjetur 22 gëzhoja armësh. Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se janë gjetur 8 gezhoja arme zjarri pistolete, 5 gëzhoja armë zjarri automatiku, 5 gëzhoja arme zjarri pistolete dhe 1 fishek armë zjarri pistoletë me kapsollë të pagoditur si dhe 3 predha arme zjarri të dëmtuara pjesërisht.

Sipas të dhënave të ekspertizës së policisë së Shkodrës ka qënë Hasan Ferracaku ai I cili në bashkëpunim me djemtë dhe nipin e tij të kënë vrarë më armë zjarri dy vëllezërit Gocaj si dhe kamarierin 19 vjeçar Musaen Zeneli.

Sipas grupit hetimor në drejtim të Edmond Gocajt ka qëlluar, Hasan Ferracaku, me armë zjarri pistoletë duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që më pas vellai i tij Xhovani Gocaj i cili ka qënë disa metra më tutje, ka qëlluar në drejtim të Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur si dhe ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Elmelind Dylin nipin e viktimës.

Ndërkohë që pavarësisht se Hasan Ferracaku ka marrë plagë në njërën dorë ai ka qëlluar edhe në drejtim të Xhovan Gocaj dhe kamarierit 19 vjecarë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, njera e llojit TT, dhe një tjetër miniglok e cila është gjetur në tarracën e hotelit Gocaj ku ka ndodhur ngjarja. Policia ende nuk ka sekuestruar armën e zjarrit automatik e cila është përdorur në vendin e ngjarjes.

Megjithatë grupi hetimor i Policisë së Shkodrës nuk e ka ndërtuar të saktë skenën e krimit dhe për këtë arsye pritet të merret në pyetje sërish Hasan Ferracaku si dëshmitari i vetëm i arrestuar nga policia që i mbijetoi masakrës. Ky i fundit në dëshminë e tij të parë ka deklaruar se kanë qënë Gocajt ato të cilët kanë qëlluar fillimisht villain e tij duke e lënë të vdekur në vend me tre plumba në kraharor.

Ekspertiza zbuloi se Edmond Gocaj u vra me 1 plumb në kokë, vëllai i tij, Xhovani Gocaj me disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa 20 vjeçari Musaen Zeneli humbi jetën nga 1 plumb në kraharor. Ndërkohë Hasan Ferracaku ka marrë një plumb në dorë ndërsa 17 vjecari ka marrë një plumb në pjesën e gjurit.

Gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por përfundoi në një masakër. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së dielës. Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.

Hasan Ferracaku është i arrestuari i vetëm në këtë ngjarje, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë  e tij, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat