“Çlirojeni vendin nga ky mallkim”, Hajdari “shkund” Kuvendin: Ti japim fund maskarenjëve, të shtrëngojmë ligjet

Shqipëria

“Çlirojeni vendin nga ky mallkim”, Hajdari “shkund” Kuvendin: Ti japim fund maskarenjëve, të shtrëngojmë ligjet

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:53
Rudina Hajdari

Deputetja opozitare Rudina Hajdari teksa ka mbajtur fjalimin në Kuvend, ka ashpërsuar tonet ndaj klasës politike në Shqipëri. Deputetja Hajdari kërkoi nga politika ti japin shqiptarëve atë që iu takon dhe të luftohet me seriozitet krimi i organizuar dhe bandat kriminale.

“Çlirojeni vendin nga ky mallkim dhe jepini shqiptarëve atë që iu takon. Lërini në dorë shqiptarëve të zgjedhin kush do vijë në këtë sallë. Duhet të kemi nje sistem profesional kombëtar dhe jo rajonal.

Sot krimi i organizuar lulëzon. Duhet të shtrëngojmë ligjet dhe të ndëshkohen pa mëshirë organizatat e krimit të organizuar. Luftoni me seriozitet.

Vendi ynë është i mrekullueshëm i kemi të gjitha potencialet dhe pasuritë natyrore për ta zhvilluar këtë vend”-tha Hajdari.

Gjithashtu ajo bëri thirrje që të mos shikohen partitë politike, por interesi i shqiptarëve, të cilëve duhet tiu kthehet demokracia e munguar.

“Kur të ecni përpara mos shikoni më partitë por vendosni prioritet shqiptarët, jepini demokracinë e merituar.

Boll më, me sherre, luftë, bojkote, vjedhje dhe mashtrime. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, majtas se djathjtas, për të nxjerrë në pah më të mirën, që vendi të ecë përpara dhe jo partitë. Shqiptarët e kërkojnë dhe e meritojnë këtë gjë nga ne, le të dalim nga tuneli i tejzgjatur i tranzicionit. Ti japim fund maskarenjve të këtij vendi dhe tia kthejmë Atdheun shqiptarëve”-deklaroi Rudina Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat