Reagon ashpër djali i Sali Berishës për refuzimin e padisë, zbulon emrat të cilët ndikuan në këtë vendim

Shqipëria

Reagon ashpër djali i Sali Berishës për refuzimin e padisë, zbulon emrat të cilët ndikuan në këtë vendim

Nga: M.H. Më: 3 korrik 2021 Në ora: 18:47
Shkelzën Berisha

Gjykata nuk pranoi të merrte në shqyrtim një apel nga Shkelzën Berisha, i biri i ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në lidhje me padinë e tij për shpifje mbi akuzat për korrupsion kundër tij të bëra në një libër të vitit 2015 nga autori Guy Laëson të quajtur "Arms and the Dudes". Në bazë të librit, u bë filmi i vitit 2016 i Hollivudit “Ëar Dogs" me aktorët Jonah Hill dhe Miles Teller

Në lidhje me këtë ka reaguar gjatë ditës së sotme Shkelzën Berisha përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin zyrtar të tij, Facebok.

Ai tregoi detaje që nga fillimi i padisë së tij në vitin 2017, ndaj Efraim Diverolit dhe dy punonjësve të tjerë të AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, për deklaratat e tyre të gënjeshtërat në lidhje me të, të cilat kishin qëllim të mbështetnin skemën e tyre kriminale për të mashtruar qeverinë e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, përcjell “Bota sot”.

Berisha thotë se Laëson qëllimisht ka shmangur intervisten e tij edhe të njerëzve që kanë kundërshtuar Diverolin duke thënë se për të formësuar shpifjet e tij z. Laëson përdori si burime të “besueshme” Erion Veliaj, Andi Belliu dhe Gary Kokalarin.

Mendimi i dy gjykatësve të nderuar tregon se beteja ime ligjore ka qenë e bazuar tek qëllimi për të kërkuar dhe nxjerrë të vërtetën, thotë më tej ai.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq,

Në vitin 2017 unë ngrita një padi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Efraim Diverolit dhe dy punonjësve të tjerë të AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, për deklaratat e tyre të gënjeshtërat në lidhje me mua, të cilat kishin qëllim të mbështetnin skemën e tyre kriminale për të mashtruar qeverinë e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës.

Si pjesë e kësaj çështje gjyqësore, unë gjithashtu padita Guy Lawson dhe botuesit e librit të Lawson “Qentë e Luftës” (apo “Armët dhe Çunat”) për publikimin e papërgjegjshëm të gënjeshtrave të z. Diveroli dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në këtë libër z. Lawson nuk arriti të përmbushë as standartet më minimale të gazetarise. Ai qëllimisht shmangu intervista me mua dhe njerëz të tjerë që kundërshtonin gënjeshtrat e Diverolit. Ai vendosi të bazohej në deklaratat e pabazuara të një grupi mashtruesish kronikë dhe kriminelëve të dënuar, të cilët Laëson i pagoi për variantet e tyre të ngjarjës. Poashtu për të formësuar shpifjet e tij z. Lawson përdori si burime të “besueshme” Erion Veliaj, Andi Belliu dhe Gary Kokalarin (të cilin vetë Lawson e konsideronte të pabesueshëm pasi e shihte si “maniak të tërbuar me agjende private”)të cilët ose nuk pranuan të dëshmojnë gjatë gjyqit ose deklaruan nën betim se nuk kishin asnjë dijeni për ndonjë përfshirje timen në këtë histori.

Vendosa të ngre këtë padi për t’i shkuar të vërtetës deri në fund dhe gjithashtu për të bërë përgjegjës para ligjit, persona dhe entitete që kishin përfituar miliona dollarë mbi shpifjet e ngritura ndaj meje.

Përgjatë gjithë kësaj sage ligjore dolën dokumenta që vërtetuan katërcipërisht se të gjitha pretendimet e shkruara nga z.Laëson për gjoja përfshirjen time në trafikun e armëve ishin shpifje. Para gjykatave amerikane, duke dëshmuar nën betim, z.Diveroli deklaroi jo vetëm se kishte trilluar për përfshirjen time, por sqaroi dhe arsyet e këtij mashtrimi. Ato u provuan si shpifje edhe nga raporti i hetuesëve të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, të cilët gjetën se Podrizki që pretendonte se kishte qenë në një takim me mua, nuk e njohu Shkelzën Berishën kur hetuesit i treguan foton e tij. Më tej akoma kur z.Belliu deklaroi nën betim për gjykatën se ai nuk më njihte fare dhe nuk kishte asnjë dijeni për përfshirjen time ose jo në historinë e Gerdecit apo AEY. Apo dhe më keq kur “burim i besueshëm” Erion Veliaj refuzoi të vinte për të dëshmuar para gjykatës shpifjet e përcjella për z.Lawson.

Ndonëse i kontaktuar nga unë si dhe me akses të plotë në dhjetëra deklarata publike të miat dhe shumë të tjerëve që hidhnin poshtë gënjeshtrat e tij, z.Lawson nuk më kontaktoi kurrë për të dëgjuar të vërtetën që mund t’i prishte xhepit të tij fitimet e siguruara ,përmes shpifjëve ndaj meje,nga kontrata me shtëpinë botuese.

Në pamundësi për të mbështetur me fakte dhe argumente shpifjet e publikuara dhe për t’i bërë bisht një përballje para jurisë, z.Lawson vendosi të “fshihet” pas përcaktimit tim si person publik duke zhvendosur debatin ligjor nga vërtetësia e pretendimëve, tek mungesa e keqdashjes në publikimin e shpifjëve në fjalë. Thënë shkurt ju përvodhë thelbit të çështjes duke deklaruar se ai thjesht kishte besuar listën e e shpifësve që në momentin e ballafaqimit ose nuk u paraqiten në gjyq ose pranuan nën betim se kishin mashtruar.

Pra në asnjë nga tre shkallët e sistemit gjykatësit nuk vlerësuan vërtetësinë e shpifjëve të z.Lawson por nëse ato ishin bërë ose jo me keqdashje.

Është pikërisht kjo arsyeja përse dy gjykatës të Gjykatës së Lartë të SHBA-ve në një vendim jo kaq të zakonshëm vendosen të publikonin mendim ndryshe nga shumica duke kërkuar shkëputjen nga standarti i vitit 1964 sipas të cilit debati për shpifjen ndaj personave publik duhet kufizuar vetëm me mungesën ose jo të vetëdijes për shipfjen dhe keqdashjes së atij që shpif, pasi në këtë mënyrë viktimave të këtyre shpifjëve, u hiqet çdo mundësi për t’i adresuar ato dhe për të kërkuar drejtësi për dëmin e krijuar.

Ndonëse do të kisha dashur që ky të ishte vendimi i shumicës, mendimi i dy gjykatësve të nderuar tregon se beteja ime ligjore ka qenë e bazuar tek qëllimi për të kërkuar dhe nxjerrë të vërtetën.

Por mbi të gjitha transparenca mbi dokumentet dhe dëshmitë e siguruara përgjatë këtij procesi kanë provuar para publikut, se gjithë pretendimet për përfshirjen time në këtë aferë kanë qenë shpifje duke më hequr kësisoj barrën morale të gënjeshtrave që kanë synuar të më përbaltin përgjatë gjithë këtyre viteve dhe duke provuar përtej çdo dyshimi se nuk kam pasur asnjë lidhje me çështjen në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat