Skandaloze, pronari i picerisë në Sarandë i ngacmon të dashurën dhe i sulet me thikë turistit - pamjet

Shqipëria

Skandaloze, pronari i picerisë në Sarandë i ngacmon të dashurën dhe i sulet me thikë turistit - pamjet

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 22:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një konflikt banal ka ndodhur të mërkurën në darkë në Sarandë, i cili mund të kishte përfunduar me një fund tragjik, nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë.

Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran.

Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë.

Siç mund ta shihni në këtë video të publikuar nga Balkan Web, pronari i picerisë me një thikë në dorë i sulet turistit, por ndalet nga persona të tjerë, ndërkohë që dëgjohen të shara e ulërima.

Video KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat