Policia arreston në flagrancë 4 persona në Berat

Shqipëria

Policia arreston në flagrancë 4 persona në Berat

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 08:55
Ilustrim

Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Ajo ka evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor dhe bëhen rrezik për aksidente.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. L., 36 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, H. M., 56 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, Ç. K., 49 vjeç, banues në Dimal dhe S. D., 41 vjeç, banues në Berat, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat