Njihuni me Derrin nga Kukësi që shet 10 mijë lekë një Red-Bull në Himarë. Mister lëvizja e parave me 9 firma fantazmë

Shqipëria

Njihuni me Derrin nga Kukësi që shet 10 mijë lekë një Red-Bull në Himarë. Mister lëvizja e parave me 9 firma fantazmë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:39
Uran Derri

Një tjetër faturë me çmime skandaloze, fyese dhe jashtë realitetit shqiptar po bën gjiron e rrjetit, duke prodhuar reagime masive dhe të forta nga qytetarët.

Fatura është lëshuar në Himarë, në një nga degët e rrjetit të lokaleve ‘Nona’. Një Red-Bull që kushton në fakt 1 euro, shitet për 10 mijë lekë. Një kafe më kosto 200 lekë, shitet për 2 mijë lekë. Një ujë që kushton në supermarket 300 lekë, shitet për 4 mijë lekë. Skandali vijon me edhe artikujt e tjerë.

Pakkush e di se një pjesë e parave që prodhohen me këto fatura skandaloze shkojnë në xhepat e këtij personazhi që shihni në foto dhe që mban emrin Uran Derri, nga Kruma e Kukësit. Fillimisht, kompania ‘Nona’ është themeluar nga Ervin Manushi një personazh që vepron në hijë dhe njihet për zaptimin e hapësirave publike në bashkëpunim me kryetarët e bashkive.

Në gusht të vitit 2020 në lojë ka hyrë edhe Uran Derri, duke blerë 20 % të aksioneve të kompanisë me një vlerë qesharake sa një 20 Red-Bull që shet sot në Himarë.

Ndryshe nga Ervin Manushi, Derri nga Kruma e Kukësit shfaqet në publik dhe madje jep edhe leksione nëpër Tv. Derri dhe Manushi le ta shesin një Red-Bull edhe një mijë euro përderisa ka budallenj që e blejnë, por problemi kryesor dhe që përbën interes publik është fakti se kjo dyshe, në bashkëpunim dhe me lejen e strukturave të korruptuara në Bashkinë e Tiranës, ka ngritur një lokal me emrin ‘Nona’ edhe në zemër të Parkut të Liqenit në Tiranë, duke zaptuar edhe hapësirën e fundit publike në kryeqytet.

Në mënyrë të paprecedentë, korruptive dhe kriminale, Derri dhe Manushi kanë futur në mes me tavolinat e tyre korsinë e biçikletave tek Parku i Liqenit në Tiranë. Vrapuesit apo qytetarët që përdorin korsinë e biçikletave rrezikojnë në çdo moment të përplasen me kamerierët e ‘Nonës’ së babëzisë kur kalojnë në këtë korsi.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet ligjzbatuese për këtë skandal. Nga ana tjetër, ngrihen dyshime të forta sa i takon aktivitetit financiar të Uran Derrit.

Ky i fundit ka hapur 9 kompani, të cilat janë pothuajse fantazmë, pra pa aktivitet. Në vijim detaje mbi personat që kanë firmosur lejen për Uran Derrin dhe Manushin për zaptimin e Parkut të Liqenit me biznesin e tyre privat, si dhe për aktivitetin e dyshes në të shkuarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat