Kim: Askush s’është mbi ligjin, shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën por...

Shqipëria

Kim: Askush s’është mbi ligjin, shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën por...

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:07
Yuri Kim

Në tryezën në kuadër të 5 vjetoriT të reformës në drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim lëshoi mesazhe të forta në drejtim të zbatimin të kësaj reforma. Ndërsa vlerësoi punën e arritur deri më tani, znj. Kim tha mbetet ende shumë për të bërë.

Ndër të tjera Ambasadorja amerikane u shpreh u shpreh se shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën në drejtësi, por tashmë ajo po jep rezultatet e para të saj. “Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë në drejtësi.” përmbylli ajo fjalën e saj.

“Është një moment shumë i rëndësishëm. 5 vite më parë, u vendos rreth reformës në drejtësi, shumë e shqiptarë e mbështetën c’ka tregon se sa Shqipëria e shqiptarët duan ndryshime themelore në sistemin e drejtësisë. Reforma nuk ka qenë perfekete, por po shohim rezultatet e këtyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet janë tashmë funksionale, KLGJ, Kushtetuesja pra institucionet janë funksionale. Është edhe SPAK që po jep rezultate. Ka patur luftë ndaj korrupsionit, janë rrëzuar gjykatës të korruptuar, po tregohet se ligji është i barabartë për të gjithë. S’ka rëndësi sa i fuqishëm mendon se je, askush s’është mbi ligjin.

Kjo është shpresa e të gjithëve për të bërë reformën në drejtësi sic duhet dhe të japim shpresë për brezat e ardhshëm. Po shohim rezultate, po luftohet krimi i organizuar.

Disa nuk kanë dashur të ndodhë, por tashmë po ndodh shume do tentojnë të ndalojn ë korrupsioonin, është detyrë e Shqiptarëve dhe jo të huajve që të konfirmojnë dhe bëjnë detyrën. Është koha që të hapni një epokë të re, të krijoni një sistem ku shqiptarët të kenë besim, ku kërkohet drejtësi. Keni bërë një punë të mirë, por ka ende shumë për të bërë. SHBA është me ju, dhe dëshiron të shohë punën tuaj në vijim. Do të jemi me ju deri në fund. Është koha e duhur të festojmë, ka arsye për të festuar, është arritur shumë, është koha për të arritur edhe më shumë, koha të shohim cfarë kemi bërë mirë e cfarë mund të përmirësojmë. Le të vijojmë përmirësimin që të vijojë një progres i suksesshëm. Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë.” u shpreh ambasadorja Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat