Motori i picave përplaset me një automjet, lëndohet drejtuesi

Shqipëria

Motori i picave përplaset me një automjet, lëndohet drejtuesi

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se një automjet me targa të huaja është përplasur me një motor që përdorej për të shpërndarë picat.

Për pasojë, i lënduar lehtë ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia në vendngjarje po heton më tej për zbardhjen e rrethanave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat