Aeroporti i Sarandës, ministrja Balluku: Një portë më shumë për vizitorët

Shqipëria

Aeroporti i Sarandës, ministrja Balluku: Një portë më shumë për vizitorët

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 19:44
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku thotë se aeroporti i Sarandës do të jetë një portë më shumë për vizitorët që duan të aksesojnë bregdetin e jugut.

Ajo premton se së shpejti edhe aeroporti i katërt i Shqipërisë do të bëhet realitet.

Sot u çel gara për aeroportin e Sarandës teksa deri më sot Shqipëria ka atë të Rinasit dhe Kukësit. Në Vlorë fitues i garës është kompania e Behgjet Pacolli dhe pritet të nisë shumë shpejt puna dhe aty.

STATUSI NGA BELINDA BALLUKU

Hapet rruga për ndërtimin e ✈️aeroportit të katërt në ??Shqipëri. Sot lançuam zyrtarisht garën për ndërtimin e aeroporti të?Sarandës, i cili do të jetë një portë më shumë për të gjithë vizitorët për të aksesuar bregdetin e jugut, por jo vetëm. Një vepër e rëndësishme, të cilën ashtu sikundër e kemi premtuar, do ta bëjmë realitet shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat