Vatra të mëdha zjarri në Durrës, digjet një automjet i zjarrfikëses

Shqipëria

Vatra të mëdha zjarri në Durrës, digjet një automjet i zjarrfikëses

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Disa vatra zjarresh janë aktive në veri të Durrësit.

Në fshatin Shetaj pranë Kepit të Rodonit dhe në zonën e Ishmit  janë përfshirë nga flakët sipërfaqe të mëdha toke.

Disa skuadra të repartit zjarrfikës prej disa ditësh po punojnë për vënien e zjarreve nën kontroll. Problem mbeten zonat e thella pasi autobotet e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara nga ABC, shihet se nja kamion i zjarrfikësve është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat