Do ketë trazira? Çupi plas deklaratën ‘bombë’, zbulon skenarin që po përgatitet për në vjeshtë dhe kush janë politikanët e përfshirë

Shqipëria

Do ketë trazira? Çupi plas deklaratën ‘bombë’, zbulon skenarin që po përgatitet për në vjeshtë dhe kush janë politikanët e përfshirë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 09:14
Frrok Çupi

Analisti i njohur Frrok Çupi ka bërë një analizë të detajuar të situatës politike në vend, duke zbërthyer ngjarjet e fundit. Ndër të tjera, Çupi shprehet se po krijohen grupe për të shkaktuar trazira në vjeshtë, nëse Sali Berisha nuk do pranohet në Parlament.

Koment nga Frrok Çupi

Dhe dy ushtri të vogla, të dyja shqiptare, në mes

Çfarë po ndodh? Ngjarje me ushtri po ndodhin sot, dje e pardje…, domethënë këto tre a katër ditë:

…Dy ushtri, në të njëjti mision për shuarjen e zjarrit në Lak të Thive; të dyja shqiptare. Fshehur nëpër shkurre rri një ushtri tjetër piroteknike që ndez zjarre të qëllimshme.

Dy ‘ushtri’ shqiptare gazetarësh shajnë njëri tjetrin, njëra andej nga Kosova e tjetra këndej. Të thuash të vërtetën- ata në Kosovë shajnë më rëndë e trashë… Dy ushtri ‘artistësh’  në të dy anët, njëra lufton që të ndalojë e tjetra të lejojë kantautorin boshnjak me famë ndërkombëtare, Bregoviç. Disa nga këta ushtarë, edhe pse këngëtarë ‘majë krahu’ i bëjnë isharete artistit të Rock-ut: ‘Pa peja- peja pak e matemi bashkë!’. Budallallëk me okë!, një rapsod i stilit ‘majë krahu’ do të matet me zhanrin  ‘rock’ e ‘jazz’ që sollën kthesa në qytetërimin botëror. Sapo kemi lënë pas kohën e trishtë kur ‘ushtria’ e klasës punëtore edukonte artistët.

Prapa dhe para të gjithash qëndrojnë dy ushtri politike, të dyja shqiptare, njëra në Kosovë e tjetra në Shqipëri, që kanë dylbi të ndryshme. Ata në Kosovë e shikojnë më mirë horizontin kur vënë gardhe e mure, ndërsa këtu shikojnë në mirë ‘të hapur’. Në fakt nuk e kanë punën te ‘Hapja’. Qysh prej fillesës së Reformës në Drejtësi këtu në Tiranë, grupimi i Albin Kurtit ka nisur shantazhin ndaj shqiptarëve, me qëllim që të mos lejojë funksionimin e Drejtësisë.

Dhe një ushtri tjetër, e përbashkët, që po bëhet gati me paramilitarë për t’u hakmarrë kundër Drejtësisë dhe prezencës së Amerikës në Shqipëri, nëse këtu guxojnë e dënojnë korrupsionin. ‘”Legjenda” le të jetë i korruptuar dhe le të jetë minues i demokracisë, e kena prej katundit tonë! Ne e mbrojmë!’- ky është motivi.

Dhe një ushtri e madhe, vetëm kjo nuk është shqiptare, qëndron përballë. Ushtria Amerikane, pas stërvitjes së njohur e më e madhja në Evropë ‘Defender Europe 21’, ka lënë në vendin tonë rreth 800 ushtarakë. Por ndërkohë, bash sot u njoftua se Amerika dhe Shqipëria kanë arritur marrëveshjen nga e cila pritet që vitin e ardhshëm të ndërtohen tri baza Amerikano-Shqiptare në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në Shqipëri 120 avion ushtarakë, 10 mijë autoblinda si dhe lloje të ndryshme mjetesh.

“Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA dhe NATO-s. Në Shqipëri tashmë kanë arritur 33 helikopterë Apach. Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkani kundër ndërhyrjes së Rusisë”, u njoftua sot.

… Të gjitha ushtritë kanë lidhje me njëra tjetrën; ose- ekzistojnë për shkak të njëra tjetrës.

Vetë ushtria amerikane ndodhet këtu për të ruajtur stabilitetin dhe për të mos lejuar paramilitarinë rajonale.

Prej ditësh po flitet për organizata paramilitare që bëhen gati si në territorin e Kosovës edhe të Shqipërisë për të krijuar terror, trazira dhe tension në momentin kur Kuvendi të mos pranojë Berishën në ulëse si deputet; ose edhe më keq- sikur SPAK të vërë nën akuzë të korruptuarit e mëdhenj, autorët e Gërdecit, të 21 Janarit, të eliminimeve politike, të vitit ’97…  Qysh në zgjedhjet e 25 prillit ishte shfaqur frika se organizma paramilitare mund të shkaktonin rrënimin e procesit. Edhe për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nga PD e LSI, ishte bërë thirrje e hapur militare që të mos lejohej të zhvillohej procesi i votimit.

Në kulmin e atij ‘trimërimi’ luftarak, presidenti Meta- edhe si pjesë e opozitës-, deklaroi se kishte informacione se ‘nga Kosova mund të ndërhynin trupa paramilitare’. Rrekjet e kryeministrit të ri, Kurti, për të nxitur përçarje me Shqipërinë, janë bazuar mbi lidhjet e ngushta me Berishën dhe Metën; vetë Kurti ka  ndërhyrë në punët e politikës së shtetit tjetër duke synuar që të krijojë vatra tensioni dhe grupime militante.

Në vitin 1997, paramilitarë nga Kosova, sidomos nga ushtria fraksioniste FARK, u panë e u rezistuan deri në Vlorë.

Në këto momente, para se të vijë shtatori, po përdoren të gjitha mjetet, qoftë edhe mjete periferike me ‘militarinë’, si arti apo politika. ‘Ushtria’ që i sulet artistit boshnjak për të mos e lejuar që të këndojë në Korçë, padyshim që nuk e ka punën me këngën, as me Goranin; puna është që të ndizen zjarre për në vjeshtë.

… Kështu, një pas një ndodhen, në këtë të nxehtë, të gjitha ushtritë. Prandaj ndodhet këtu edhe vetë ushtria dhe prezenca amerikane; shpresa dhe garante e stabilitetit që tentojnë ta cenojnë dy ushtri të vogla shqiptare që luftojnë Drejtësinë. Kësaj here- çmendurisht- si kurrë më parë.

“Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA dhe NATO-s. Në Shqipëri tashmë kanë arritur 33 helikopterë Apach. Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkani kundër ndërhyrjes së Rusisë”, u njoftua sot.

Të tjerat janë anash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat