Denoncoi Shullazin dhe Lul Berishën/ Planifikohet vrasja e të penduarit të drejtësisë?

Shqipëria

Denoncoi Shullazin dhe Lul Berishën/ Planifikohet vrasja e të penduarit të drejtësisë?

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 10:21
Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha

Dy ditë më parë, në IEVP Drenovë kanë humbur një palë gërshërë që përdorin infermierët për nevojat e të burgosurve.

Sipas burimeve bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça i cili pretendon se i ka lënë gërshërët në infermieri,  por kur është bërë inventari ato mungonin.

Burime kofidenciale thonë se dyshimet janë të mëdha lidhur me këtë ngjarje.

Dyshohet se i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës, kur po merrte serum në spitalin e burgut.

Ajo çka e bën alarmante situatën është fakti se në këtë burg ndodhet i penduari i drejtësisë Lefter Reçi i cili ka “spiunuar” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën.

Dyshimet lidhen mes këtij personi dhe persona të tjerë që mund t’iu rrezikohet jeta brenda në burg.

Janë ushtruar kontrolle në çdo i dënuar por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme mësuam se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat