Shokuese! Koronavirusi vrau 20-vjeçaren nga Tropoja, lajmi konfirmohet nga familja

Shqipëria

Shokuese! Koronavirusi vrau 20-vjeçaren nga Tropoja, lajmi konfirmohet nga familja

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 11:48
Suela Gusterani Pepa

Një 20-vjeçare me origjinë nga Tropoja, por me banim në Gjakovë, ka humbur jetën si pasojë e Covid.

Sipas mediave kosovare, viktima është identifikuar si Suela Gusterani Pepa. E ndjera po trajtohej në Spitalin e Gjakovës, por nuk e ka fituar dot betejën me virusin.

“Covidi i merr jeten vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë. Ngushllime familjes dhe të gjithë farefisit. U prehsh në paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi bëhet nesër në ora 16:00 në fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë”, thuhet në njoftimin e bërë publik.

Image

11 persona ndërruan jetë dje nga covid19 në Kosovë, ndërsa varianti 'Delta' ka rritur frikshëm rastet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat