Sahatet e pallatit u përfshinë nga flakët gjatë natës, banorët dolën jashtë të frikësuar

Shqipëria

Sahatet e pallatit u përfshinë nga flakët gjatë natës, banorët dolën jashtë të frikësuar

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:51
Foto

Mbrëmjen e kaluar, kaseta e sahateve janë përfshirë nga flakët në një pallat në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si njerëzit janë frikësuar dhe kanë dalë në rrugë të alarmuar.

Zjarrfikësit arritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa nuk u raportua asnjë pasojë në njerëz.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga ngarkesa e madhe ose shkëndija elektrike në aparatet kryesore matëse në katin e parë të pallatit ku banohet nga familjarë të shumtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat