Ja kush është shoferi i furgonit që mbeti i vdekur në aksident në Muzinë

Shqipëria

Ja kush është shoferi i furgonit që mbeti i vdekur në aksident në Muzinë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:43
Aksident

Bardhi Proda është shoferi i furgonit, që u përplas sot me një fouristradë dhe për pasojë ai ka humbur jetën, së bashku me katër pasagjerë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Qafë-Muzinë, aty ku furgoni përfundoi 30 metra në greminë pas përplasjes me fuoristradën.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat