Aksident i rëndë në Lezhë-Milot/ Vdes shoferi, humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën anësore

Shqipëria

Aksident i rëndë në Lezhë-Milot/ Vdes shoferi, humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën anësore

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 17:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Lezhë- Milot, ku drejtuesi 38-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime 27 vjeçari, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

“Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat