Procedurat mbajnë peng anëtarin e dhjetë në Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Procedurat mbajnë peng anëtarin e dhjetë në Gjykatën e Lartë

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Procedurat për përzgjedhjen e anëtarit të 10 të Gjykatës Lartë kane mbetur peng e proceseve gjyqësore dhe të vettingut. Plotësimi i kësaj trupe me 10 anëtarë pritet ti hapë rrugë edhe plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese me tre emrat e mbetur që zgjidhen nga Kolegji i Gjykatës së Lartë. Gjykata Kushtetuese në muajin shtator pritet të nisë shqyrtimin e vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Meta.

Procedurat burokratike duket se po pengojnë zgjedhjen e anëtarit të 10 të Gjykatës se Lartë, që do t’i hapë rrugën plotësimit të tri vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Katër nga gjyqtarët që kanë kandiduar për në shkallën me të lartë të gjyqësorit janë ende në proces verifikimi, ndërsa i vetmi emër qe ka kaluar testin për tu bashkuar togave te zeza të kësaj gjykatë është Komisioneri Publik, Darjel Sina.

Por ky i fundit nuk mund të emërohet përsa kohë që procesi i përzgjedhjes së tij është ankimuar nga një prej kandidatëve që u skualifikua nga gara.

Bëhet fjalë për kandidaten Kristina Zeqe, e cila e ankimoi skualifikimin e KLGj-së në Gjykatën e Lartë por ky Kolegj ia ktheu për shqyrtim Gjykatës së Apelit.

Pa u shqyrtuar kjo ankesë, KLGJ e ka të pamundur ta dërgojë në Presidencë propozimin për emrin e Sinës. ndonëse procedurat për zgjedhjen tij ka përfunduar.

Ndërsa një tjetër procedurë që po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë është edhe kandidimi për tri vende i Sokol Ngresit.

Ai e ka kaluar shkallën e parë të vettingut, por vendimi i tij është ankimuar ndërsa KPA nuk e ka shqyrtuar ende.

Pra KLGJ-së do i duhet të presë vendimin e KPA-së për Ngrecin që të vijojë me pikëzimin e kandidatëve.

Plotësimi i numrit 10 i Gjykatës së Lartë do ti hapë rrugë plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre gjyqtarë.

Për këto vende kanë kandiduar 9 juristë, të cilët po filtrohen nga Këshilli i Emërimeve në drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat