Arrestohet infermieri i Urgjencës së Spitalit të Korçës, vodhi medikamente dhe pajisje mjekësore

Shqipëria

Arrestohet infermieri i Urgjencës së Spitalit të Korçës, vodhi medikamente dhe pajisje mjekësore

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka vënë në pranga një infermier të urgjencës së Spitalit të qytetit. Raportohet se 43-vjeçari kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021, ku në farmacinë e Spitalit Rajonal Korçë, u vodh një sasi e konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Farmacia”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar shtetasit N. C., 43 vjeç, banues në Korçë (me detyrë infermier pranë Urgjencës së Spitalit Korçë)”, njofton policia.

Raportohet se 43-vjeçari kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat