Haçkaj: Qeveri e premtoi, por e la diasporën pa votuar, kemi kërkuar votim me postë dhe 10 deputetë

Shqipëria

Haçkaj: Qeveri e premtoi, por e la diasporën pa votuar, kemi kërkuar votim me postë dhe 10 deputetë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 22:15
Florian Haçkaj

Në një intervistë për Ora News, Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e lirë u shpreh se qeveri e la sërish diasporën pa votuar në këto zgjedhje.

Ai tha se edhe KQZ-së i janë propozuar mënyrat se mund të bëhet një votim i tillë, duke theksuar se janë sugjeruar edhe deri në 10 deputetë që përfaqësojnë diasporën.

Haçkaj: Ne kemi krijuar Diasporën për Shqipërinë e Lirë, pasi kemi parë se nuk është realizuar asgjë. Ne kemi lindur në një ditë të trishtë si ajo e shembjes së Teatrit. Kemi dashur që të ndihmojmë shtetin shqiptar si diasporë. Qeveria Rama e premtoi në mandatin 3 ndihmën për diasporën dhe bashkëpunuam me ta, për ta parë se sa do ta bënin ata. Por mungon te vullneti politik dhe kishte vetëm shfaqje, duke mos pasur votim nga diaspora. Kosova e ka zgjidhur këtë problem duke votuar me postë.

Edhe ne e kemi propozuar një gjë të tillë në KQZ, duke propozuar edhe përfaqësimin në Kuvend, duke sugjeruar deri në 10 deputetë. Propozuar edhe votimin elektronik që është i vështirë, por ka disa vende që e aplikojnë. Pastaj është edhe votimi në ambasada, por duke parë stafet dhe nepotizmin në to, ne gjykojmë se një gjë e tillë është e parealizueshme. Por duhen parë tani, sepse po u la në fund të mandatit, do të harrohet si përherë.

Haçkaj shtoi se gjatë pandemisë u pa një kontingjent i madh njerëzisht dhe specialistësh që dolën në pah, për të ndihmuar vendin.

Haçkaj: Edhe gjatë pandemisë u pa një kontingjent i madh njerëzisht dhe specialistësh që dolën në pah, për të ndihmuar vendin. Këto personalitete i kemi pjesë të lëvizjes dhe kanë dëshirë që t’i kthejnë diçka pas Shqipërisë. Pra, përveç remitanca, ne mund të bëjmë një thithje të trurit dhe të investimeve. Kështu shteti mund të sjellë mirëqenie në fund të ditës për shqiptarët në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat