Seancë me tensione/ Veprimi i Ramës në mes të Kuvendit “tërbon” demokratët - Nikolla zgjidhet kryeparlamentare

Shqipëria

Seancë me tensione/ Veprimi i Ramës në mes të Kuvendit “tërbon” demokratët - Nikolla zgjidhet kryeparlamentare

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 18:03
Kuvendi i Shqipërisë, Edi Rama

(E plotësuar 19:05) - Lindita Nikolla ka mbajtur fjalën e parë pasi u zgjodh në krye të Kuvendit Shqiptar.

“Faleminderit. Të dashur qytetarë shqiptar. E nderuar drejtuese e seancës. Të nderuar kolege e kolegë deputetë. Të jem sot para jush, para popullit shqiptar, për të qenë e para në Kuvendin e Shqipërisë, është një nder që nuk thuhet dot me fjalë. Përkushtimi ndaj Republikës, Kushtetutës dhe ligjit kanë qenë përherë detyrë për mua. Sot bëhen përgjegjësi ende më e lartë. Sot marr një angazhim të fortë, por të sigurt, për të drejtuar punën tonë të përbashkët me debat, por jo ngritje, bashkëpunim, e jo përçarje. Dua të falënderoj zotin Ruçi për modelin që krijoi në karrierën politike.

Ky Kuvend është rezultat i zgjedhjes së lirë të zgjedhjes së 25 prillit. Shifrat dhe faktet zgjedhore, e madje as përkatësia ime politike nuk do të jenë ylli i karvanit në detyrën që marr përsipër. Për mua pakicën dhe shumicën do i dallojnë numrat. Bashkë Kuvendin duhet ta bëjmë një pasuri publike, e jo një problem për publikun. Të mos kërkojmë përgjigje të majta apo të djathta, por të drejta. Në këtë sallë armiku s’jemi ne. Ne jemi individë me pikëpamje të ndryshme dhe të kundërta”, tha Nikolla.

Nikolla zgjidhet në krye të Kuvendit, opozita nuk “përmbahet”, godet tavolinat dhe braktis sallën

Lindita Nikolla është zgjedhur kryeparlamentare me 79 vota pro, duke pasuar në këtë detyrë Gramoz Ruçin.

137 deputetë kanë marrë pjesë në votimin pasditen e sotme për kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla.

Nga 83 fletë votimi të vlefshme, komisioni i ngritur numëroi 79 vota pro dhe 4 kundër.

Votat kundër janë të deputetëve të LSI. Pasi Lindita Nikolla u ngjit në foltore për të mbajtur fjalën e parë si kryetare e Kuvendit, deputetët e opozitës filluan të përplasin duart mbi tavolina. 

Më pas ata u çuan dhe u larguan në mes të fjalës duke braktisur parlamentin. 

Image

***

Në seancën e dytë plenare të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është votuar Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

Me 79 vota pro dhe 4 vota kundër, në krye të Parlamentit është zgjedhur Lindita Nikolla, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë detyrë.

Ishin 137 deputetë të cilët morën pjesë në votim, prej të cilave 83 ishin të vlefshme!

Porosia që Basha ju la më herët demokratëve u vu në zbatim, ata nuk votuan për Nikollën, por në shenjë proteste grisën fletën e votimit.

Nga ana tjetër, ish Kryeministri Berisha pas betimit si deputet u largua pa marrë pjesë në votimin e kryetarit të Kuvendit.

Ndryshe nga qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike, deputetët e LSI mbajtën një qëndrim ndryshe, ata votuan për kryetaren e re të Parlamentit, Lindita Nikollën.

Image

Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë zgjedhur Lindita Nikollën kryetare të këtij institucione.

Ajo mori vota 79, kryesisht nga deputetët e Partisë Socialiste, pasi deputetët e Partisë Demokratike, në shenjë proteste kanë grisur fletat e votimit.

***

Votimi për kryetaren e Parlamentit të Kuvendit dha shkëndijën e parë se beteja politike nuk do të jetë aq lehtë, pavarësisht se paraditen e së premtes, lufta u foksua mes Berishës dhe Bashës, për shkak të përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së.

Pasditen e sotme, opozita kishte ndërmarrë një akt duke mos votuar për Nikollën dhe grisur fletën e votimit në mënyrë demonstrative dhe i hedhur jashtë kutisë.

Një akt që sipas PD-së ishte me qëndrimin e tyre kundër kandidaturës së propozuar nga mazhoranca, duke dhënë sinjalin se ajo nuk ishte konsensuale.

"Në shenjë proteste ndaj kandidaturës së Lindita Nikollës, deputetët e opozitës grisin fletën e votimit", thanë burimet nga PD.

Image

Këtij atij iu bashkuan të gjithë deputetë e opozitës, veç atyre të LSI-së. Ndërsa vetë Basha do të ishte ai që do të griste fletën e votimit. Një akt politik që nuk kishte ndonjëherë dhe që zuri "gafil" opozitën.

Rama nxitoi të zveniste vëmendjen e opozitës me këtë akt, duke iu kundërpërgjigjur me një gjest tjetër.

Pak para se të hidhte në kuti fletën e votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, nisi të mbledhë fletët e grisura nga Partia Demokratike, një formë demostrative kjo nga këta të fundit, që u shprehën kundër Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Rama i futi letart në një qese, e më pas, u ul në poltronin e tij në sallën e Kuvendit. Por, ky veprim i kryeministrit është kundërshtuar nga deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili deklaroi se ky akt cënonte procesin e votimit.

Rama nuk iu përgjigj por  zgjodhi që të dorëzonte qesen me fletët e grisura në duart e deputetit Këllicci. Më pas deputeti i opozitës zbrasi sërish qesen me letrat përtokë ashtu siç ishin. Lufta pritet të jetë e zjarrtë në Parlamentin shqiptar mes socialistëve dhe demokratëve e kjo shihet si një sinjal se PD është kundër bashkëpunimit apo ndonjë bashkëqeverisje siç përfilitej.

***

Tensionohet situata në Kuvend.

Kryeministri Rama ka mbledhur të gjitha fletët e grisura të votimit që opozita ka hedhur në tokë, për të kundërshtuar votimin e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Ndërsa ka shkuar të votojë, Rama është ndalur të mbledhë fletët e hedhura në tokë nga opozita. Kjo ka shkaktuar duatrokitje mes socialistëve, por kundërshti nga opozita.

Belind Këllici, në komisionin e votimit tha se ato janë materiale zgjedhore dhe nuk duhen prekur.

Image

​Rama mbledh fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në seancën e Kuvendit ku edhe po mbahet seanca për zgjedhjen e Lindita Nikollës, si kryetare të këtij institucione, iu ka përgjigjur protestës së deputetëve të Partisë Demokrate, të cilët po grisin fletat e votimit.

Rama në momentin që i erdhi radha për të votuar, fillimisht mblodhi të gjitha fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së dhe i vendosi në një qese, duke i marrë me vente tek ulësja e tij në sallë.

Aty reaguan deputetët e PD-së, ndërsa, Rama u detyrua që qesen me fletat e grisura t’ia dorëzojë komisionit vlerësues.

***

Ka nisur me një gjest kundërshtie nga opozita votimi i kryetares së re të Kuvendit, Lindita Nikolli.

Ata nuk kanë preferuar të shprehen me votën e tyre pro apo kundër, por kanë zgjedhur në rrugë tjetër.

Të gjithë deputetët kanë një mënyrë tjetër, duke grisur fletën e votimit në sy të kamerave dhe hedhur ato jashtë kutisë së votimit.

Këtë gjest e ka bërë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa nuk mori pjesë në votim ish-kryeministri Sali Berisha. Ai u largua menjëherë pas votimit.

"Në shenjë proteste ndaj kandidaturës së Lindita Nikollës, deputetët e opozitës grisin fletën e votimit", pohuan burimet për PD.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat