Covid te fëmijët/ Mjekët në Lezhë: Vetëm një rast është dërguar për mjekim në Tiranë

Shqipëria

Covid te fëmijët/ Mjekët në Lezhë: Vetëm një rast është dërguar për mjekim në Tiranë

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Mjeku pediatër në Lezhë, Kastriot Kolmaraku thotë se rastet e virozave te fëmijët kanë rënë këto ditë të para shtatori.

Ai e bën krahashimin me muajin gushtin ku sipas tij  ka pasur raste që vinin edhe 100 fëmijë ne spital.

Por a ka pasur raste të shtuara të fëmijëve të prekur nga covid?

“Për sa i përket sëmundshmërisë gjatë ditëve të para të shtatorit kemi një rënie të virozave të stinës në krahasim më muajin gusht. Në përgjithësi raste me covid në moshat fëminore kanë qenë fare të pakta vetëm një rast para dy javës që e kemi çuar në Tiranë”, tha mjeku.

Mjeku thotë më tej se për rastet që dyshojnë për covid kërkojnë menjëherë bërjen e një tamponi, ndërsa nëse gjendja e fëmijës është e rëndë transferohet ne spitalin pediatrik në Tiranë.

“Ne kërkojmë menjëherë t’u bëhet një tampon. Nëse dalin pozitiv detyrimisht do çohen në shtëpi ose te Pediatria në Tiranë në varësi të gjendjes së tij. Duhet që menjëherë të arrijnë kontakt me mjekun e familjes për të parë ecurinë e kësaj viroze, sepse ndërmjet këtyre rasteve me virozë mund të ketë fëmijë që janë me sars cov 2. Pasi virozat të gjitha kanë bark, të vjella, të shoqëruara më kollë, kështu që duhet një farë specifike”, tha ai.

Mjeku Kolmaraku ka dhe disa këshilla për prindërit:

“Të gjithë pjesëtarët e familjes duhen të mbajnë maskë , të kryejnë higjienizimin e ambienteve të shtëpisë, ajrosjen , larjen e duarve, edhe për fëmijët mbi moshën 2 vjeç duhet të përdoret maska.”

Aktualisht mjeku thotë se në repartin e Pediatrisë në Lezhë janë 15 fëmijë të shtruar, shifër kjo sipas mjekut  e ulët në krahasim me muajin gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat