Mësim në auditor apo online? Rektori i UT Hoxha: Jemi të përgatitur për çdo rast

Shqipëria

Mësim në auditor apo online? Rektori i UT Hoxha: Jemi të përgatitur për çdo rast

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 12:20
Artan Hoxha

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka deklaruar për mediet se nuk është vendosur ende nëse viti i ri akdemik do të zhvillohet online apo në auditor.

Hoxha thotë se duhet të jemi të përgatitur për çdo rast.

"Fillimi i vitit akademik është kompetencë e ministres së arsimit. Besoj se mesi i muajit tetor do të jetë fillimi i vitit akademik.

Diskutimi është nëse ky vit akademik do fillojë në auditor apo online, apo një kombinim i të dyjave. Ne duhet të jemi përgatitur për çdo rast. Dëshira jonë është të jemi në auditor, mundësia mund të mos e lejojë", thotë rektori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat