Ministri i Mbrojtjes flet për kthimin e Akademisë së FA në Akademi Ushtarake

Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes flet për kthimin e Akademisë së FA në Akademi Ushtarake

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:42
NIko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ka folur për ambicien e qeverisë për kthimin e Akademisë së Forcave të Armatosura në Akademi Ushtarake si ato në SHBA.

Sipas Peleshit kjo akademi do të përgatisë lider në shoqëri dhe kjo i vlen fushës sonë të përgjegjësisë.

Akademinë e Forcave të Armatosura kemi ambicien ta kthejmë në një institucion model që duke ndjekur modelin e Akademisë Ushtarake të USP të përgatisim edhe lider në shoqëri. Ai komunitet studentësh sapo ka filluar nga viti i kaluar dhe tashmë është viti i dytë akademik, është model që duhet ta sjellim më pranë komunitetit të gjerë të të rinjve për të shërbyer si shembull. Janë shembuj të disiplinës, edukimit dhe punës që bëjnë me shumë dinjitet për atdheun. Ngritja e akademisë së forcave të armatosura në një nivel më të lartë duke ndjekur modelin e USP dhe duke marrë me shumë gjasa mbështetje të drejtpërdrejtë nga ai pas vizitës që ne do të kemi në USP shpresoj që i vlen jo vetëm fushës sonë të përgjegjësisë, por edhe më gjerë.

Dua t’ju vë në dijeni se këtë vit falë fokusimit që i kemi vënë të shtuar edukimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për 60 pozicione të tre degëve bachelor në akademi patëm 1000 aplikime”, tha Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat