Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për 5 të dyshuarit që përdhunuan të miturën

Shqipëria

Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për 5 të dyshuarit që përdhunuan të miturën

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 10:37
Foto Ilustrim

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 5 personave, të cilët u arrestuan në muajin maj të këtij viti për abuzim seksual me dhunë me një vajzë 15-vjeçare në Mirditë.

Ndaj Artan Kaçorrit, Albert Mollës, Ermal Tarazhit, Nikë Lleshit dhe 17-vjeçarit me iniciale A.GJ të cilët vijojnë të jenë me masën e sigurisë “Arrest në burg” është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e kryer në bashkëpunim.

Ata u denoncuan nga vetë vajza e mitur dhe familja e saj.

Pasi dyshohet se prej kohësh e detyronin atë të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shantazhit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat