Përplasjet në mbledhjen e PD/ Berisha për Bashën: Ish-kryetari shpalli non grata bazën e partisë

Shqipëria

Përplasjet në mbledhjen e PD/ Berisha për Bashën: Ish-kryetari shpalli non grata bazën e partisë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 20:13
Sali Berisha

Pas debateve të sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD për përjashtimin e ish-kryemnistrit Sali Berishës, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Përmes një postimi në “Facebook”, lideri historik i të djathtës, teksa e quan Lulzim Bashën një ish-kryetar, thekson se sot e shpalli “non grata” bazën e partisë.

“Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazen e partise’’, shkruan Sali Berisha.

Mbledhja e Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike për axhendën e parlamentit u shndërrua në një debat mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës për Sali Berishën.

Për më shumë se një ore, Noka ka akuzuar Lulzim Bashën se ka shkelur statutin, duke përjashtuar Sali Berishën pa pyetur forumet, duke sjellë në vëmendje rrezikun për të ardhmen e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat