Paraqitën test COVID të falsifikuar në kufi, nën hetim dy të huajt

Shqipëria

Paraqitën test COVID të falsifikuar në kufi, nën hetim dy të huajt

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Dy shtetas të huaj u vunë nën hetim pasi paraqitën test COVID të falsifikuar në pikën e kalimit kufitar në Tushemisht.

Personat nën hetim janë I. R., 35 vjeç, banues në Minsk të Bjellorusisë dhe G. D., 34 vjeç, banues në Moskë të Rusisë

Nga verifikimet e kryera rezultoi se i kishin siguruar nëpërmjet internetit nga një laborator në Moskë të Rusisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Falsifikimi i dokumenteve”, ndaj shtetasve I. R., 35 vjeç, banues në Minsk, Bjellorusi dhe G. D., 34 vjeç, banues në Moskë, Rusi, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, këta shtetas kanë paraqitur certifikata të testit COVID-19, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat nga verifikimet e kryera rezultoi se i kishin siguruar nëpërmjet internetit nga një laborator në Moskë, Rusi”, sipas policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat