Shkelën rregullat e qarkullimit, në pranga 16 shoferë, pezullohen 89 patenta dhe gjobiten 2.378 drejtues mjetesh

Shqipëria

Shkelën rregullat e qarkullimit, në pranga 16 shoferë, pezullohen 89 patenta dhe gjobiten 2.378 drejtues mjetesh

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:45
Ilustrim

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.   

Policia bën me dije se gjatë kësaj kohë janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 60 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.           

Ndërkohë janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2378 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Jordan Misja”, kanë goditur një rast të mitëdhënies.

“Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. L., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit. “- njofton policia.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat