ARRSH: Reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh në rrugë, qarkullimi pa probleme

Shqipëria

ARRSH: Reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh në rrugë, qarkullimi pa probleme

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 11:04
Foto Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se reshjet e shiu të rëna gjatë natës kanë shkaktuar disa probleme në disa akse rrugore në vend.

Kështu,

ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi të ARRSH-së kanë bërë pastrimin e akseve në kohë duke lejuar qarkullimin e mjeteve.

Po ashtu, edhe kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve rrugore në mënyrë që të mos ketë problematika.   

ARRSH apelon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat