Deputetja e PD-së: Bashkia Tiranë të mos japë aq shumë leje ndërtimi

Shqipëria

Deputetja e PD-së: Bashkia Tiranë të mos japë aq shumë leje ndërtimi

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 22:12
Andia Ulliri

Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri sugjeroi që Bashkia Tiranë të japë sa më pak leje ndërtimi në mënyrë që të minimizohet ndotja e mjedisit në kryeqytet.

Ulliri i cilësoi projekte fasadë parqet e vogla që ndërtohen, ndërsa theksoi se si arkitekte mund t’i cilësonte si projekte qesharake që nuk kanë ndryshuar asgjë.

“Le të mos mbjellim tek tuk ato pemët e vogla, por le të investojmë me mend në mjedisin shqiptar. Le të ndalojmë këto punime që bëhen çdo ditë, le të ndalojmë ajrin e ndotur,” – tha deputetja.

Sipas Ullirit është shqetësuese që në mëngjes të dëgjosh vetëm makina pune që janë në funksion të ndërtimeve dhe që mbi të gjitha shtojnë jo vetëm ndotjen, por edhe trafikun.

Ajo përmendi dhe shtimin e biçikletave që sa mund të ketë rregulluar punë, aq edhe mund të ketë prishur me numrin e aksidenteve që është gjithnjë në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat