Zv. ministrja e Mjedisit: Vjosa Park Kombëtar shumë shpejt në qeveri

Shqipëria

Zv. ministrja e Mjedisit: Vjosa Park Kombëtar shumë shpejt në qeveri

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:15
Ornela Çuçi

Ornela Çuçi, zv. ministre e Mjedisit tha në RinOn se me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, Vjosa tashmë është zonë e mbrojtur dhe për shumë pak kohë ky vendim do të marrë miratimin në qeveri.

A do të duhet që Vjosa të jetë Park Natyror? Ishte kjo pyetja që ngriti Çuçi, ndërsa përkufizoi dhe termin.

“Park Natyror është zonë e konservuar dhe kur ti thua zonë e konservuar e kupton që s’mund të prekësh as gjethen sepse duhet ta lësh të ruhet ashtu siç është. Në fakt buzë Vjosës jetojnë 55 mijë banorë në qytete,” – tha ajo.

Ministrja solli në vëmendje se Shqipëria është i vetmi vend në gjithë rajonin që ka tre lumenj të shpallura si zona të mbrojtura, lumi i Vjosës, lumi i Bunës dhe lumi i Shalës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat