Vdekja e 4 turistëve rusë, burimet konfidenciale: Alkool dhe kokainë, overdozë droge

Shqipëria

Vdekja e 4 turistëve rusë, burimet konfidenciale: Alkool dhe kokainë, overdozë droge

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 13:09
Ilustrim

Nga burime kofidenciale nga hetimet që po bëhen për humbjen e jetës së 4 turistëve rusë në një hotel luksoz në zonën turistike të Qerretit në Kavajë, bëhet me dije se viktimat para se të futeshin në sauna kishin konsumuar sasi të madhe alkooli.

Por, po ashtu sipas burimeve, është konstatuar se ata kishin kaluar në overdozë droge.

Hetimet do të qartësojnë në proces edhe çfarë lloji droge kishin konsumuar dhe sasinë.

Paraprakisht dyshohet që droga të ketë qënë kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat