Dhunuan vjehrrin e motrës, pranga vëllezërve në Lezhë, arrestohet edhe i ati për armëmbajtje pa leje

Shqipëria

Dhunuan vjehrrin e motrës, pranga vëllezërve në Lezhë, arrestohet edhe i ati për armëmbajtje pa leje

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.  Në pranga kanë rënë një 57-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij. Këta të fundit kanë dhunuar vjehrrin e motrës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur SMT, në Lezhë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se vëllezërit Ardit dhe Elton Keçani po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J", njoftoi policia.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale. 

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Lazër Keçani, babai i dy vëllezërve, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit Lazër, Elton dhe Ardit Keçani, përkatësisht 57, 29 dhe 27 vjeç.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Dhuna në familje ".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat