Nis hetimi i zgjedhjeve/ Mblidhet komisioni hetimor në Kuvend. KQZ rinumëron votat

Shqipëria

Nis hetimi i zgjedhjeve/ Mblidhet komisioni hetimor në Kuvend. KQZ rinumëron votat

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 19:29
Foto

Komisioni Hetimor per zgjedhjet e 25 prillit nisi zyrtarisht punën mes debatesh mazhorancë-opozitë.

Pika më e rëndësishme e mbledhjes ishte thirrja e dëshmitarëve. Demokratët bene publike një liste me 24 emra, ku mes tyre ra në sy, thirrja për të dëshmuar në Kuvend e Kryeministrit Edi Rama, zv kryeministrit Arben Ahmetaj, kreut te SPAK Arben Kraja dhe Prokurorit te Përgjithshëm Olsian Cela.

Mazhoranca shprehu mosdakordësinë e saj duke kërkuar korrigjim te listës në mbledhjen e ardhme. Palët u përplasën edhe per rregulloren e brendshme te Komisionit, miratimi i te cilit u shty per javën e tjetër. Paralelisht me punimet e Kuvendit, KQZ vijoi me hetimin e rezultatit zgjedhor te 25 Prillit duke hapur ne total 81 kuti votimi nga 519 te tilla.

Administrata e KQZ që po verifikon fletët e votimit ka konstatuar vetem gabime njerëzore nga ana e komisionereve partiak pasi gabimet e vetme që janë vërejtur është hedhja gabim në tabelën përfundimtare te rezultatit i një numri te pa konsiderueshëm votash, qe nuk cenojnë procesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat