Ish kryeprokurori Adriatik Llalla vijon betejën me drejtësinë për t’i shpëtuar burgut

Shqipëria

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla vijon betejën me drejtësinë për t’i shpëtuar burgut

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:11
Adriatik Llalla

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka apeluar këtë të hënë vendimin e Shkalles së Parë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg.

Pezullimi i vendimit kërkohet, pasi sipas mbrojtjes mbyllja e tij në qeli do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Tashmë do jetë apeli i GJKKO-së, ku pas caktimit të një date do vendosë nëse do lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që rrëzoi kërkesën e Llallës, apo do pranoi kërkesën e tij për pezullim dënimi.

Kujtojmë që 10 ditë më parë ish kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar. SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e tij, në zyrën e Interpolit menjëherë pasi policia dorëzoi raportin për mos gjetjen e tij në banesë apo vende te tjera ku mendohej se ishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat