Basha takon ambasadorin italian: Me Italinë s’na lidh vetëm e kaluara, por dhe e ardhmja

Shqipëria

Basha takon ambasadorin italian: Me Italinë s’na lidh vetëm e kaluara, por dhe e ardhmja

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 20:15
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot ambasadorin italian Fabrizio Buçi.

Përmes një mesazhi në Twitter, kryedemokrati Basha tha se me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, por e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së.

MESAZHI I BASHËS

Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Buçi. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat