Gazetarja e njohur paralajmëron zhvillimet e bujshme pas ardhjes së Gledis Nanos në krye të policisë: Do të ketë arrestime!

Shqipëria

Gazetarja e njohur paralajmëron zhvillimet e bujshme pas ardhjes së Gledis Nanos në krye të policisë: Do të ketë arrestime!

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:56
Gledis Nano

Gazetarja Anduela Llabani paralajmëron se me ardhjen në detyrë të shefit të ri të policisë, Gledis Nano dhe me ndryshimet në disa drejtori, besohet se kjo do të jetë vetëm maja e ajsbergut për të nisur spastrimin brenda uniformave blu.

“Duket se është vetëm maja e Ajsbergut, sepse më shumë se drejtori i policisë, nuk e di askush, por të gjitha ato zona të mbjellura me kanabis, kanë pasur mbështetjen e policisë.

Por duket se akuzat dhe të gjitha këto publike nuk kanë kaluar pa hetime, dhe në rastet konkrete, duket se ka zyrtarë që kanë akses në terren, janë maja e Ajsbergut, dhe shumë shpejt do të ketë arrestime të tjera.

Hetimet thonë se vazhdojnë pasi të tjerë persona janë bashkëpunëtore dhe janë përfshirë në këto aksione kriminale”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat