Pista kryesore e hetimit për vdekjen e 4 turistëve është klori / Zbardhet dëshmia e punonjësit të pishinës

Shqipëria

Pista kryesore e hetimit për vdekjen e 4 turistëve është klori / Zbardhet dëshmia e punonjësit të pishinës

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 17:00
Shtetaset ruse

Zbardhet dëshmia e një prej punonjësve të hotelit në Qerret të Kavajës ku humbën jetën tragjikisht 4 rusë të së njëjtës familje.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një javë më parë grupi hetimor mori në pyetje dhe punonjësin e pishinës personin me iniciale N.H. i cili tha për hetuesit se siç do ditë ai bënte pastrimin e pishinës në të cilën ka hedhur vetëm një gotë me klor.

“Jam punëtor ndërsa procedurën ma ka mësuar punonjësi para meje duke më treguar dhe protokollin. Pastrimin e bëj çdo ditë në mëngjes.

Fillimisht e bëj me pompë dhe me fshesë të posaçme. Më pas në fund bëj lavazh filtrat e pishinës dhe hedh vetëm një gotë me klor në pishinën e cila mban 60 tonë ujë. Si çdo ditë edhe me 14 tetor bëra pastrimin në orën 8 ose 8:30 të mëngjesit ku në kanalin kullues hodha një gotë klor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat