Procesi i vaksinimit/ Rakacolli tregon vendimet që pritet të marrë nesër Komiteti i Ekspertëve

Shqipëria

Procesi i vaksinimit/ Rakacolli tregon vendimet që pritet të marrë nesër Komiteti i Ekspertëve

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:19
Mira Rakacolli

Marrja e dozës së tretë dhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç janë dy nga çështjet që Komiteti i Ekspertëve është duke i konsultuar dhe nga nesër do të nis shqyrtimi i këtyre rekomandimeve.

Një gjë të tillë e bëri me dije zv.ministrja Mira Rakacolli, e cila në një intervistë për ABC News ka përmendur disa nga vendimet që pritet të merren ditën e nesërme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Këtu përmendi dozën e tretë të vaksinës, uljen moshës së vaksinimit anti-Covid që flitet për deri në 16 vjeç dhe vaksinimin e +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Rakacolli foli dhe për dozën e 3 të vaksinës duke thënë se nuk bëhet kurrë përpara 6 muajve që ka mbaruar doza e dytë.

“Nesër Komiteti do të shqyrtojë rekomandimet e komitetit të vaksinimit të cilët janë të fushës për rekomandimet e vaksinimit. Një nga problemet është dhe doza e 3 e vaksinimit. Mënyra si do bëhet kjo si do fillojë kriteret ato do të dalin pas mbledhjes në bazë të një udhëzimi të komitetit

Mënyra si duhet të vazhdojë vaksinimi është një probloem që nuk është i qartë për të gjithë botën. Ajo që dihet qartë dhe është e provuar është se vaksina mbron. Shifrat e vaksinimit prisnim që të ishin më të larta. Doja të theksoja që është e sigurtë që vaksina të mbron por sa të mbron dhe si ende është jo shumë e qartë. Duhet ta kuptojmë se rekomandimet janë rekomandime mbi bazën e njohurive.

Ajo që do dikutohet nesër në mbledhje bëhet fjalë për një fillim të një doze të 3 vaksinimi, çfarë dihet deti tani është se kjo dozë është përforcuese por nuk bëhet kurrë përpara 6 muajve që ka mbaruar doza e dytë ashtu sikurse diskutohet do të ketë edhe udhëzime të qarta që do bëhen nga ISHP për ata persona që janë me imuniet të kompromentuar.  Një tjetër diskutim që do jetë dhe ai i uljes së moshës së të vaksinuarve dhe të fëmijëve”, tha Rakcolli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat