Rritet ndihma ekonomike për familjet në nevojë! Manastirliu: Ja kush përfiton

Shqipëria

Rritet ndihma ekonomike për familjet në nevojë! Manastirliu: Ja kush përfiton

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:38
Ogerta Manastirliu

Miratohet projektbuxheti për vitin 2022. Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se qeveria ka vendosur që ndihma ekonomike të rritet me 10 për qind.

Vitin e ardhshëm, rritje page në 6 për qind do të ketë edhe për personelin shëndetësor dhe mësuesit.

Kemi disa vendime të rëndësishme për të komunikuar. Sot qeveria mori vendimin për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2022. Kërkojmë të komunikojmë vendimet e rëndësishme. Program i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale do ketë rritje të masës së ndihmës ekonomike në masën 10 për qind. Do ketë rritje të ndihmës ekonomike për familjet me fëmijë mbi 18 vjec.

Do të vijojmë të mbështesim fëmijët jetime duke ia dyfishuar masën e mbrojtjes së këtij programi. Edhe për gratë e trafikuara do ketë rritje me tre herë. 45 miliardë dollarë do alokohen në buxhetin e shtetit për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Do ketë rritje të buxhetit për pagat e personelit mjekësor, mjekë infermierë. Do vijojmë në vitin 2022 me rritjen e pagave në vitin 2022 me 6 për qind të rritjes së pagës”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat