Makina del nga rruga në Belsh, lëndohen 2 persona

Shqipëria

Makina del nga rruga në Belsh, lëndohen 2 persona

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 08:28
Ilustrim

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në mesnatë në Belsh.

Një automjet ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Mësohet se pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Belshit, ata janë nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Elbasanit.

Sakaqë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat