Psikologia: Raste abuzimi seksual edhe me fëmijë 3-4 vjeç

Shqipëria

Psikologia: Raste abuzimi seksual edhe me fëmijë 3-4 vjeç

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:35
Valbona Treska

Psikologia Valbona Treska, thotë se për në një javë trajton mbi 15 fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Thotë se numri është në rritje dhe problematikat janë të ndryshme që kërkojnë trajtim të specializuar.

Nuk përjashtohen edhe rastet e abuzimeve seksuale. Treska thotë se ka pasur raste të abuzimeve seksuale edhe tek fëmijët 3 vjeçar.

Ajo ngre shqetësimin se në vendin tonë organet kompetente nuk i vlerësojnë denoncimet për abuzimet seksuale.

Tërmeti dhe pandemia kanë qenë dy faktorë të tjerë që kanë ndikuar negativisht tek fëmijët. Shumë prej tyre kanë përjetuar situata traumatike, që i reflektojnë në sjellje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat